Sunday, 14 April 2013

Vështirë t’i ikësh policisë në Dubai (Foto)



Kush ka vendosur të bëjë ndonjë krim në Dubai, do ta ketë të vështirë ta realizojë planin e ikjes.
Policia në atë vend ka bërë të ditur se në grupin e automjeteve të forcave të rendit, ka shtuar edhe modelin e ri të Lamborghinit, Aventador.
Automjeti në fjalë mund të arrijë shpejtësi deri në 350 kilometra në orë.



Kujdes! Kontrolloni monedhat tuaja! Pasi 2€ janë = 5000€

Këshillojmë bashkëkombësit tanë, kryesisht ata të cilët punojnë dhe jetojnë në Greqi, se kohët e fundit shteti turk, ka futur në qarkullim monedhën tij të re, e titulluar “Lira e Re Turke”, (Yeni Turk Lirasi).
Kjo monedhë ka zëvendësuar monedhën paraardhëse që kishte në qarkullim shteti turk.
Nëse shikojmë me kujdes monedhën e re, do vëmë re se…
ngjanë shumë me monedhën e përbashkët Europiane dhe më konkretisht me monedhën e 2€-it!
Po ti krahasojmë këto dy monedha, gjejmë se ato kanë të njëjtën pamje (një unazë nikeli rreth qendër së brunxit)si kanë të njëjtën madhësi.
I vetmi ndryshim midis katre monedha është se, në vend të numrit 2, lira turke ka numrin 1.


Video-ja me e shikuar deri me tani, se si fryhet nje Gomë e kamionit (VIDEO)



Flamuri 600 metra, rekord Guinness në Uruguai



Tifozët e klubit të futbollit uruguaian “Nacional” janë vendosur përgjatë gjithë stadiumit Centenario në Montevideo, ku kanë shtrirë flamuri më të gjatë deri me sot. Ky flamur është cilësuar si më i gjati dhe do të hyjë në librin e rekordeve Guinness, transmeton BW

Friday, 15 March 2013

Godet 12 vjeqarja perseri..!


Ka Ferrari, por jo shkathtësi (Video)



Peshkaqenët iu afrohen plazheve të Floridës (Video)



Ku je nis ti ? (VIDEO)



Hidhet shorti i Champions League

Real Madridi do të ketë një sfidë të lehtë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi është caktuar përballë Galatasarayt, pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Edhe rivali tjetër spajoll i Real Madridit, Barcelona, do të ketë një sfidë më të lehtë se rundi i kaluar, pasi do të duhet të përballet me Paris Saint Germain për një vend në gjysmëfinale.

Kujtojmë se Real Madridi në 1/8-tën e finales eliminoi me vështirë Manchester United, ndërsa jo lehtë e pati edhe Barcelona, e cila arriti ta përmbysë Milanin.

Shorti i sotëm ishte më i vështirë për Bayern Munich dhe Juventusin, të cilat do të duhet të matin forcat për të siguruar një vend në katërshen më të mirë të Evropës.

Debutuesi i Ligës së Kampionëve, Malaga, është caktuar përballë kampionit të Gjermanisë, Borussia Dortmund.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet më 2 dhe 3 prill, ndërsa ato të kthimit më 9 dhe 10 prill. Shorti për caktimin e ndeshjeve gjysmëfinale do të hidhet më 12 prill, ndeshje të cilat do të luhen me 23 dhe 24 prill dhe ato të kthimit 30 prill dhe 1 maj.

Finalja e edicionit 2012/13 të Ligës së Kampionëve do të mbahet të shtunën me 25 maj në Wembley të Londrës.