Friday, 15 March 2013

Hidhet shorti i Champions League

Real Madridi do të ketë një sfidë të lehtë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi është caktuar përballë Galatasarayt, pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Edhe rivali tjetër spajoll i Real Madridit, Barcelona, do të ketë një sfidë më të lehtë se rundi i kaluar, pasi do të duhet të përballet me Paris Saint Germain për një vend në gjysmëfinale.

Kujtojmë se Real Madridi në 1/8-tën e finales eliminoi me vështirë Manchester United, ndërsa jo lehtë e pati edhe Barcelona, e cila arriti ta përmbysë Milanin.

Shorti i sotëm ishte më i vështirë për Bayern Munich dhe Juventusin, të cilat do të duhet të matin forcat për të siguruar një vend në katërshen më të mirë të Evropës.

Debutuesi i Ligës së Kampionëve, Malaga, është caktuar përballë kampionit të Gjermanisë, Borussia Dortmund.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet më 2 dhe 3 prill, ndërsa ato të kthimit më 9 dhe 10 prill. Shorti për caktimin e ndeshjeve gjysmëfinale do të hidhet më 12 prill, ndeshje të cilat do të luhen me 23 dhe 24 prill dhe ato të kthimit 30 prill dhe 1 maj.

Finalja e edicionit 2012/13 të Ligës së Kampionëve do të mbahet të shtunën me 25 maj në Wembley të Londrës.

No comments:

Post a Comment